- FILTRA VAJI (OIL FILTERS)
Vaji siguron nje lubrifikim te pjeseve te motorrit dhe gjithashtu nje pastrim te dhomes se djegies nga pjeseza te ndryshme qe mund te ngelen duke i transportuar ato per tek filtri i vajit. Ne kete menyre nje filter vaji funksional, i cili i bllokon keto pjeseza duke mos i lejuar ato te qerkullojne me ne rruget e lubrifikimit, ndikon direkt ne performancen e motorrit te makines. Gjithashtu, filtri i vajit realizon dhe ndarjen e fluksit te vajit ne rruge te ndryshme sipas menyres se funksionimit te makines duke qene i pajisur me valvula te ndryshme. Kjo thekson edhe njehere rendesine e cilesise se filtrit te vajit ne funksionimin e motorrit dhe vendosjen e sakte te tij me parametrat e duhur te presioneve dhe valvulave te nevojshme sipas kerkesave te cdo mjeti.
Keto tipe filtrash te prodhuara nga ASAS Company sipas teknologjive me moderne, sigurojne nje cilesi te larte filtrimi (elemente filtrues cilesore), fileto dhe gomina te sakta te testuara plotesisht perpara montimit ne filter.
a. Filtra vaji me fileto (spin-on oil filters)


b. Filtra vaji element (element oil filters)



c. Filtra vaji element ECO (ECO element oil filters)


d. Filtra vaji hidraulik (Hydraulic oil filters)


2. FILTRA NAFTE (FUEL FILTERS)
Karburanti normalisht permban papasteri te ndryshme ku perfshihen pluhuri, uji dhe mikro-organizma te ndryshme te cilat ne nje filtrim jo te sakte krijojne veshjen e injektoreve, pompave dhe valvulave te rregullimit te presioneve.
Ky tip filtrash , sidomos ne makinat e viteve te fundit kerkon nje eficence minimum 90 % dhe ne disa raste sidomos ne makinerite e renda ,dhe per nje rezultat sa me te mire vendosen me shume se nje filter nafte.
Filtrat e naftes te prodhuara nga ASAS Company kane nje precizion pastrimi te materialeve te demshme dhe ndarjes se ujit shume te larte.
a. Filtra nafte me fileto (spin-on fuel filters)



b. Filtra nafte element (element fuel filters)


c. Filtra nafte element ECO (ECO element fuel filters)


3. FILTRA BENZINE (GASOLINE FILTERS)
Perdoren tek motorrat e benzines, tek sistemi i njeksionit, zakonisht te pajisur me tuba metalike per nje bashkim te shpejte me tubat e karburantit. Funksionet dhe karakteristikat e filtrit jane te ngjashme me ato te filtrave te naftes, prandaj edhe ketu rekomandohet perdorimi i nje filtri cilesor per te realizuar pastrim sa me te mire te karburantit dhe rrjedhimisht nje funksionim optimal te motorrit.


4. FILTRA AJRI (AIR FILTERS)
Filtri i ajrit bllokon pjeseza te ndryshme te cilat qarkullojne ne ajer, si pluhuri apo pjese te tjera organike, duke mos i lejuar ato te hyjne ne motor. Motorret perdorin nje sasi ajri per te realizuar nje djegje sa me te mire, e cila eshte e percaktuar per cdo liter karburant. Ne kete menyre, nje filter cilesor, i prodhuar sipas standardeve do te ndikoje drejteprdrejt ne funksionimin e motorrit dhe konsumin uniform te karburantit. Teknologjia moderne e sotme e prodhimit te filtrave ka arritur ne nje persosmeri filtrimi deri ne 99.9 % te pjesezave te demshme per motorrin e makines suaj dhe tipet e reja te makinave (pas viteve ’98-’99) prodhohen sipas kesaj tekonolgjie prodhimi, duke i pajisur ato me sensore te ndryshem per cilesine e ajrit qe kalon ne motorr, qe do te thote se nje filter jo cilesor mund te shkaktoje deme te pariparueshme ne motorr. Duke pare rekomandimet e prodhuesit dhe duke u mbeshtetur ne eksperiencen e gjate ne tregun shqiptar, ne ju rekomandojme qe te nderroni fitrin e ajrit cdo 3000-3500 kilometra te pershkruar.
a. Filtra ajri per autovetura


b. Filtra ajri per kamiona dhe makineri te renda (Trucks and heavy duty air filters)


c. Filtra ajri per makinerite bujqesore.


d. Filtra ajri gjenratoresh te medhenj e te vegjel.


e. Filtra ajri me ndares vaji (air-oil separator filters)
5. FILTRA KONDICIONERI (CABIN AIR FILTERS)
Te quajtura rendom “filtra kondicioneri”.Keto lloj filtrash sherbejne per pastrimin e ajrit te kabines, e cila mund te jete ose jo e pajisur me kondicioner, ose dhe me pajisje me te avancuara sic eshte klimatizatori. Jane shume te rendesishme, jo vetem per te siguruar nje ajer te paster brenda ne kabine dhe rrjedhimisht nje qendrim sa me komod ne te, por edhe per tharjen e xhamave pas veshjes me avull gjate motit te ftohte.
Ne kete menyre ju rekomandojme perdorim te filtrave cilesore, te prodhuar sipas standardeve, te cilat me se miri jane te ofruar nga kompania ASAS Filter.
a. Filtra kondicioneri per autovetura


b. Filtra kondicioneri per kamiona


c. FILTRA VAJI PER KAMBIO AUTOMATIKE (AUTOMATIC TRASMISSION OIL FILTERS)
Ne kohet e sotme, gjithnje e me shume po gjejne perdorim automjetet me kambio automatike, te cilat detyrimisht kane si ane funksionale te tyre edhe filtrin e kambios, i cili siguron nje pasterti dhe fluks me normal te vajit ne rruget e lubrifikimit te kambios. Rendesi e filtrit edhe ketu eshte esenciale, spese nje filter jashte standardid mund te bllokohet dhe te mos kryeje filtrimin para kohes te prashikuar, duke ju shkaktuar, ne rastin me te mire nje shpenzim dhe harxhim kohe jo te vogel per nderrimin e tij.


