AGJENSIA UNIVERSAL, e krijuar që në vitin 1991, është një Kompani e specializuar : në blerjen, shitjen dhe trajtimin e filtrave për të gjitha llojet e autoveturave, kamionëve, autobuzave, makinerive të rënda të ndërtimit, mekanikës bujqësore, gjeneratorëve, kompresorëve, etj.

Aktualisht, ne trajtojmë mbi 3000 lloje filtrash me tendencë gjithnjë në rritje të games, në përputhje me kërkesat e tregut. Shumëllojshmëria e filtrave që trajtojmë shërbehet nga një personel me kualifikim të lartë, duke favorizuar kështu, plotësimin sa më të mirë të nevojave të klientëve me filtrat e duhur si dhe, me ndihmën teknike më të përshtatshme që mund të gjindet sot në treg.

Ky shërbim i specializuar konsiston, në ofrimin ekzakt të filtrave sipas vendit të përdorimit, gjë, mjaft e rëndësishme tek makineritë e rënda, si dhe, kamionët dhe autoveturat e gjeneratave të reja. Kjo asistencë, shoqëruar me cilësinë e lartë të filtrave dhe çmimet konkuruese na bën të jemi një ndër furnizuesit kryesorë të filtrave në tregun e Shqiperise, e tashme se fundmi edhe ne ate te Kosovës, me degën tonë te hapur në vitin 2012.

“Në shërbimin ndaj konsumatorëve ne udhëhiqemi gjithmonë nga motoja : Të shesim filtra dhe jo probleme e shqetësime, prandaj dhe ofrojmë ekskluzivisht filtra të garantuar, të prodhuarara nga kompani të njohura nepër botë.”




© We Develop [A.Kuka & E.Ndrukaj]