4. FILTRA AJRI

Filtri i ajrit bllokon pjesëza të ndryshme që qarkullojnë ne ajer, të tilla si pluhuri apo pjesë të tjera organike, duke mos i lejuar ato të hyjnë në motorr. Për të realizuar një djegje sa më të mirë motorrët perdorin një sasi caktuar ajri për çdo litër karburanti. Në këtë mënyrë, një filtër cilësor i prodhuar sipas standardeve ndikon drejtepërsëdrejti në funksionimin e motorrit dhe konsumin uniform të karburantit. Teknologjia e sotme moderne ka arritur të prodhojë filtra me një përsosmëri filtrimi deri në 99, 9 % të pjesëzave të dëmshme për motorrin e makinës suaj. Tipet e reja te makinave, prodhuar nga fundi i viteve ’90-të, kërkojnë pikërisht përdorimin e këtyre tipe filtrash ajri. Përdorimi i ndonjë lloji tjetër filtri do shkaktonte dëmtimin e pandreqshëm të motorrit. Bazuar në rekomandimet e prodhuesit si dhe në përvojën tonë të gjatë në tregun shqiptar, ne do insistonim në rekomandimin që fitrin e ajrit ta ndërronit pas çdo 3000-3500 kilometrash të përshkuara..

a. Filtra ajri për autovetura

3

b. Filtra ajri për kamiona dhe makineri të rënda

c. Filtra ajri për makineritë bujqësore

d. Filtra ajri gjenratorësh të mëdhenj e të vegjël




© We Develop [A.Kuka & E.Ndrukaj]