2. FILTRA NAFTE

Zakonisht karburanti përmban papastërti të ndryshme, ku përfshihen pluhuri, uji dhe mikro-organizma të ndryshme, të cilat në një filtrim jo të saktë krijojnë veshjen e injektorëve, pompave dhe valvulave të rregullimit të presioneve. Ky tip filtrash , sidomos në makinat e viteve të fundit, kërkon një efiçencë minimumi 90 % dhe për të pasur një rezultat sa më të mirë në shumë raste në makineritë e rënda dhe kamiona nuk vendoset vetëm një filtër i vetëm nafte. Pavarësisht se të njëjtë në paraqitje, në varësi nga rëndësia dhe vendi i përdorimit të tyre filtrat e naftës kanë niveletë ndryshme filtrimi.
Ky fakt duhet te vleresuar siç duhet, mbasi përdorimi i një tipi të gabuar filtri ju sjell dëmtimin e sigurtë të pompës së naftës.
Filtrat e naftës të prodhuara nga Kompania ASAS kanë një efiçencë mjaft të lartë pastrimi të materialeve të dëmshme dhe ndarjes së ujit.

a. Filtra nafte me fileto

b. Filtra nafte element

c. Filtra nafte element ECO




© We Develop [A.Kuka & E.Ndrukaj]