1. FILTRA VAJI

Vaji siguron një lubrifikim të pjesëve të motorrit dhe gjithashtu një pastrim të dhomës së djegies nga pjesëza të ndryshme që mund të ngelen duke i transportuar ato për tek filtri i vajit. Në këtë mënyrë një filtër vaji funksional, i cili i bllokon këto pjesëza duke mos i lejuar ato të qarkullojnë më në rrugët e lubrifikimit, ndikon direkt në performancën e motorrit të makinës. Gjithashtu,
filtri i vajit, duke qenë i pajisur me disa valvula, realizon edhe ndarjen e fluksit të vajit në rrugë të ndryshme në përputhje me fazat e funksionimit te makinës. Kjo përforcon edhe njëherë rëndësinë e cilësisë së filtrit të vajit në funksionimin e motorrit dhe vendosjen e saktë të tij me parametrat e duhur të presioneve dhe valvulave të nevojshme sipas kërkesave të çdo mjeti.
Këto tipe filtrash të prodhuara nga Kompania ASAS sipas teknologjive më moderne, sigurojnë një cilësi të lartë filtrimi (elemente filtrues cilësorë), fileto dhe gomina të sakta të testuara plotësisht përpara montimit në filtër.

a. Filtra vaji me fileto

b. Filtra vaji element

c. Filtra vaji element ECO

d. Filtra vaji Hidraulik.

e. Filtra vaji per kambio automatike

Në ditët tona gjithnjë e më shumë po gjejnë përdorim automjetet me kambio automatike. Kambiot automatike kërkojnë detyrimisht filtrat e veta, të cilët garantojnë nje pasterti optimale dhe një fluks normal të vajit në rrugët e lubrifikimit të kambios. Pikërisht për këtë arësye këto tipe filtrash janë tepër të rëndësishëm. Për përftimin e një funksionimi sa më efikas është mjaft e rëndësishme të merret filtri i duhur. Përndryshe, në rast të një filtri me cilësi të dobët, jo vetëm që kambio me siguri do dëmtohet, por edhe ju vetë do kishit shqetësime për arsye të defekteve të vazhdueshme në automjetin tuaj.




© We Develop [A.Kuka & E.Ndrukaj]