Baldwin Filters,Inc

Prodhues global i filtrave të ajrit, vajit, naftës, ujit, hidraulikut etj, për autobuzë, kamiona, makineri të rënda dhe gjeneratorë.

Në vitin 1936, J.A Baldwin ishte nga personat e parë që kuptoi rëndësine e përmiresimit të sistemit të filtrimit për makineritë lëvizëse.
Ai projektoi një filter vaji të përmiresuar dhe filloi prodhimin në Wisconsin.
Në vitin 1953 , ai e zhvendosi fabrikën në qendër të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe filloi prodhimin e filtrave cilësore vetem me 9 punetorë. Sot, kompania Baldwin Filters është shndërruar në një kompani ndërkombëtare, duke rritur vazhdimisht prezencën globale, me angazhimin maksimal tek cilesia e filtrave.
Duke kuptuar kapacitetet në rritje të tregut botëror, në vitin 1981, Baldwin Filters bëhet pjesë e grupit CLARCOR, grup i larmishëm me disa kompani prodhuese në fushën e filtrimit industrial dhe mjeteve të lëvizshme.
Kompanite e tjera te Grupit CLARCOR, si:  Airguard, ATI, Clark, Facet International, FPI, Hastings Premium Filters, Purolator Air Filtration, Purolator Facet, Total Filtration Services,United Air Specialists dhe STANADYNE - së bashku me BALDWIN Filters, janë të afta dhe të projektuara për të ndarë idetë dhe teknologjinë më të re dhe të krijojnë bashkëpunimin e nevojshëm për të rritur vazhdimisht cilësine e produkteve.
Me fabrika prodhimi dhe qendra shpërndarjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Mbretërine e Bashkuar, Belgjikë, Kinë, Australi, Marok dhe Afrikë të Jugut, kompania BALDWIN ka krijuar një reputacion botëror për cilësine e filtrave dhe shërbimin.

Faqja zyrtare e Baldwin: http://www.baldwinfilters.com/
Linku per tek katalogu online i Baldwin: Klikoni Ketu





© We Develop [A.Kuka & E.Ndrukaj]